32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Donald Trump akuzon sondazhet e fundit për manipulim: “Të korruptuara dhe të rreme”

Ish-presidenti Donald Trump kritikoi ashpër sondazhet e fundit të publikuara nga The New York Times, duke i cilësuar ato si “të korruptuara” dhe “të rreme.” Gjatë një deklarate, Trump theksoi se shtypi dhe sondazhet janë të pavlera dhe përpiqen të krijojnë imazhe të gabuar mbi përkrahjen që ai gëzon. “Sondazhet janë po aq të korruptuara sa disa nga shkrimtarët atje prapa,” tha ai, duke iu referuar gazetarëve që merren me mbulimin e fushatës së tij.

Këto komente erdhën menjëherë pasi fushata e Trump publikoi një memorandum që akuzon The New York Times për tentativë të dobësimit të entuziazmit të votuesve të tij përmes publikimit të sondazheve negative. Në këtë memo, anketuesit e fushatës së Trump, Tony Fabrizio dhe Tim Saler, argumentojnë se sondazhet e The New York Times dhe Des Moines Register kanë për qëllim uljen e pjesëmarrjes së votuesve të Trump përmes një paraqitjeje të zymtë të perspektivave të rizgjedhjes së tij.

Disa në media po zgjedhin të amplifikojnë përpjekjet për të zbehur dhe ulur entuziazmin e votuesve,” theksohet në memo. Sipas fushatës së Trump, këto sondazhe kanë mostra të njëanshme dhe paraqesin një numër më të madh të votuesve demokratë, duke mos reflektuar realisht trendet aktuale të regjistrimit dhe pjesëmarrjes së votuesve në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...