13.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

“Për të mos ekzistojë Vorio Epiri, por për ne…”/Deklaratat e Ramës shkaktojnë reagime të forta në Greqi

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Selanik më 3 nëntor ka shkaktuar shqetësim në Athinën zyrtare. Rama u shpreh se “Epiri i Veriut” është një term i vdekur dhe se ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët grekë.

Pavlos Marinakis, zëdhënësi i qeverisë greke, në një konferencë për shtyp të hënën e 4 nëntorit, deklaroi se, pavarësisht se Vorio Epiri mund të mos ekzistojë sipas Ramës, minoriteti grek në Shqipëri është një realitet dhe se të drejtat e tij janë një kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se respektimi i këtyre të drejtave është thelbësor për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mundet që për zotin Rama të mos ekzistojë Vorio Epiri, por besoj se është diçka e sigurt që ekziston, minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe të drejtat e tij. Respektimi i këtyre të drejtave dhe në përgjithësi respektimi i minoritetit kombëtar grek është një kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç e theksuan njëzëri 27 vendet e BE në mbledhjen e ministrave të jashtëm. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një parakusht të cilin askush nuk mund ta anashkalojë që është respektimi i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri’ tha Pavlos Marinakis – zëdhënës i Qeverisë së Greqisë

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës greke gjithashtu e quajtën provokuese qëndrimin e Ramës. Thanos Plevris, deputet i partisë “Nea Demokratia,” shprehu shqetësimin se Rama po provokonte me këto deklarata, duke theksuar se termi Vorio Epir është thelbësor për identitetin e grekëve dhe se Rama duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë.

Giannis Sarakiotis, deputet i “Syriza,” theksoi se rruga e Shqipërisë drejt integrimit në BE kalon nëpërmjet respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Epirin e Veriut.

Ministria e Jashtme greke gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të Ramës, duke theksuar se historia mes dy vendeve nuk ndryshon dhe duke iu referuar protestave të organizuara ndaj ardhjes së tij, të cilat ishin shoqëruar me fletushka dhe parulla që lidhen me termin “Vorio Epiri.”

Këto zhvillime tregojnë tensionet e vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Greqisë mbi çështjet e identitetit dhe të drejtave të minoritetit, duke e bërë të qartë se këto tema mbeten të ndjeshme dhe sfiduese për marrëdhëniet dypalëshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT