30.8 C
Tiranë
Tuesday, July 7, 2026

Tiranë/Vendoset eksploziv në ambientin e marrë me qira nga personazhi i Tik-Tok Kozak Braçi

Një shpërthim i ndodhur mëngjesin e sotëm ka alarmuar autoritetet në Tiranë. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:55 në një godinë të marrë me qira nga personazhi i njohur i TikTok, Kozak Braçi, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”. Fatmirësisht, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar.

Në njoftimin e policisë, thuhet se dyshohet se është shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Autoritetet janë angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe materialet janë dorëzuar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

Godina e përmendur ka qenë në përdorim nga Kozaku për rreth tri javë, me qëllim transformimin e saj në një sallon për reklamimin e makinave. Gjatë javëve të fundit, ai ka pasur debate në rrjetet sociale me individë të tjerë që gjithashtu promovojnë automjete. Lënda plasëse dyshohet se i është vënë si mesazh kërcënues nga këta individë, duke e komplikuar situatën për Kozakun. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrethanat dhe motivet pas këtij incidenti të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...

“Mos na lini pa bukë, lopët nuk janë çezme”/ Fermerët e qumështit protestojnë para...

0
Fermerët kosovarë të prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësimin për gjendjen në sektor dhe ndërprerjen e përkohshme të...

“Erdha për të fituar Botërorin, pa e fituar nuk ka kuptim të vazhdoj”/ Roberto...

0
Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës 2026 ka sjellë një tjetër ndryshim në pankinë. Trajneri Roberto Martinez ka konfirmuar largimin nga drejtimi i...