29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Video/ Pamje nga vjedhja “Range Rover” në Durrës ,makina u përdor për atentatin në Shkodër

Ky është “Range Rover Sport” i vjedhur në Durrës më 19 prill të këtij viti dhe që u përdor në atentatin mafioz të 30 tetorit në Shkodër, ku mbetën të vrarë 4 persona. Pronari i automjetit, një punonjës sigurie në portin e Durrësit, kishte denoncuar vjedhjen poshtë banesës së tij, por autorët nuk u zbuluan nga policia. Në denoncimin e tij publik, pronari shkruante: “Në rrugën ‘Neki Libohova’ më kanë vjedhur një makinë Range Rover Sport të vitit 2015. Po në të njëjtën orë, 150 metra më përpara, kanë vjedhur dhe një Range Rover Evoque! Nuk ka asnjë përgjigje konkrete, ndonëse jemi në një vend plot kamera në rrugë dhe në lagje, dhe nuk është gjetur akoma. Kam konstatuar privatisht, nëpërmjet kamerave, që të dy mjetet e vjedhura kanë kaluar në rrugën Vore-Fushë Krujë-Thumanë dhe kanë marrë drejtimin e Veriut.”

Policia e Shkodrës nuk ka ende informacione se si ky automjet përfundoi në duart e atentatorëve, të cilët e dogjën me acid përpara se t’i vinin flakën, pas kryerjes së atentatit. Ky veprim kishte për qëllim humbjen e gjurmëve në makinë. Megjithatë, ekspertët arritën që në automjetin e shkrumbuar “Range Rover Sport” të rikuperojnë numrin e shasisë dhe të zbulojnë se kjo makinë ishte vjedhur disa muaj më parë në Durrës.

Nga kamerat e sigurisë që hetuesit kanë arritur të shohin, makina e autorëve ende të paidentifikuar dyshohet se i ka ndjekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin që nga lagjja Kiras. “Range Rover Sport” duket se ka dalë nga rruga ku ka shtëpinë Astmer Bilali, anëtar i grupit të Bajrave. Sidoqoftë, nuk ka kamera sigurie për të parë më tej dhe kjo pistë mbetet ende e paverifikuar.

Masakra, e cila rezultoi me katër viktima, dyshohet se u krye nga dy qitës, një i tretë në rolin e shoferit dhe një i katërt që i largoi nga vendi ku makina luksoze u shkrumbua. Atentatorët iu afruan paralel me makinën “S Class” dhe hapën zjarr për disa metra, duke vrarë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin. Ndërkohë, çifti Bashkim dhe Flutura Basha, që po lëviznin me motoçikletë, u goditën nga makina e viktimave pasi ajo humbi kontrollin nga breshëria e plumbave, duke i bërë viktima të pafajshme të këtij atentati.

Ende mbetet mister për grupin hetimor nëse është apo jo Ibrahim Lici, personi që shfaqet në filmime amatore pranë trupit të vëllait të tij të pajetë, Hamza Lici, dhe që dyshohet të ketë qenë në makinë me ta. Policia ende nuk ka një zgjidhje shkencore për këtë çështje, por në ndihmë pritet t’i vijnë analizat e gjurmëve të gjakut që mendohet se janë të personit të tretë misterioz, i cili dyshohet se gjithashtu është plagosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...