8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Kamala Harris pranon humbjen me dinjitet, uron Donald Trump për fitoren

Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet presidenciale, duke telefonuar kundërshtarin e saj, Donald Trump, për ta uruar për fitoren. Sipas burimeve nga ekipi elektoral i Harris për CNN, ajo ka zhvilluar një bisedë të shkurtër telefonike me presidentin e zgjedhur, duke shprehur urimet e saj për suksesin e tij.

Harris ka telefonuar presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe rolin e presidentit për të gjithë qytetarët amerikanë,” raportuan burimet për CNN. Kjo bisedë mes Harris dhe Trump-it zgjati vetëm një minutë.

Në orën 16:00 (22:00 me orën shqiptare), Harris pritet të mbajë një fjalim në Universitetin Howard, ku është diplomuar, për të reflektuar mbi zgjedhjet. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Harris kishte zgjedhur të mos dalë publikisht, edhe pse rezultatet fillestare e vendosën Trump-in në pozicionin e fituesit të mundshëm. Ndërkohë, Trump shpalli fitoren e tij në mesnatën e së martës, vetëm disa orë pas mbylljes së votimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Narcizmi: armë apo mburojë? Çfarë thonë studimet më të fundit mbi sjelljen dhe shëndetin...

0
Edhe pse shpesh përdoret në kulturën popullore, termi “narcizëm” shpesh keqkuptohet. A është një person me vetëbesim të shëndetshëm dhe dashuri për vëmendjen, apo...

Viti 2026, vit i rilindjes astrologjike: Disa ditë më me fat për dashuri, karrierë...

0
Viti 2026 pritet të jetë një periudhë “rilindjeje” në astrologji dhe numerologji, duke ofruar mundësi për fillime të reja, zgjedhje personale dhe zhvillim të...

Brikena hapet për ndjenjat ndaj Mateos: “Nuk ka lindur asnjë shkëndijë”

0
Pas sqarimeve të bëra gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Brikena ka folur hapur në dhomën e rrëfimit për marrëdhënien e saj me Mateon. Banorja tregoi...

Probleme vazhdojnë në sistemin e self-care për bizneset, edhe pse AKSHI konfirmon funksionalitetin

0
Edhe pse sistemi i self-care për bizneset, i menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), filloi të funksionojë që nga pasditja e...

Tensione në GJKKO gjatë seancës për Ilir Metën, avokati: Prokuroria erdhi pa prova konkrete

0
Seanca e zhvilluar sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish-presidentin Ilir Meta është shoqëruar me tensione dhe debate...