23.8 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Kamala Harris pranon humbjen me dinjitet, uron Donald Trump për fitoren

Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet presidenciale, duke telefonuar kundërshtarin e saj, Donald Trump, për ta uruar për fitoren. Sipas burimeve nga ekipi elektoral i Harris për CNN, ajo ka zhvilluar një bisedë të shkurtër telefonike me presidentin e zgjedhur, duke shprehur urimet e saj për suksesin e tij.

Harris ka telefonuar presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe rolin e presidentit për të gjithë qytetarët amerikanë,” raportuan burimet për CNN. Kjo bisedë mes Harris dhe Trump-it zgjati vetëm një minutë.

Në orën 16:00 (22:00 me orën shqiptare), Harris pritet të mbajë një fjalim në Universitetin Howard, ku është diplomuar, për të reflektuar mbi zgjedhjet. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Harris kishte zgjedhur të mos dalë publikisht, edhe pse rezultatet fillestare e vendosën Trump-in në pozicionin e fituesit të mundshëm. Ndërkohë, Trump shpalli fitoren e tij në mesnatën e së martës, vetëm disa orë pas mbylljes së votimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...