35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Dashnor Sula paraqitet në Kuvend me veshjen e të burgosurit:”Blijuni rroba të burgosurve me Hugo Boss”

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, deputeti demokrat Dashnor Sula shkaktoi një moment të pazakontë kur u paraqit në Kuvend me veshjen e të burgosurit. Ai e përdori këtë veprim për të kritikuar qeverinë për kushtet që u ofrohen të burgosurve në Shqipëri, duke thënë se ata janë të detyruar të veshin rroba të zakonshme, ndërkohë që në shumë shtete të botës, të burgosurit vishen me uniformë.

Sula e shfrytëzoi këtë rast për të ironizuar me tenderët që qeveria ka shpallur për blerjen e sendeve luksoze, duke përmendur një tender për një kapelë me çmim 350 euro. Ai i kërkoi ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të ndërmerrte një iniciativë për të organizuar një tender për uniformat e të burgosurve, duke e cilësuar trajtimin e tyre si një turp.

Pjesë nga deklarata e Sula:

Sula: “Në të gjithë botë të burgosurit kanë uniformën e tyre, ndërsa të burgosurit tanë janë me rrobat e shtëpisë. Po i jap shansin qeverisë që, siç bëri tenderin 350 euro për një kapele, bëni një tender edhe për të burgosurit që të vishen me një Hugo Boss. Unë këtë veshje që përdora do t’ja jap ministrit të Drejtësisë, që të iniciojë dhe atyre të burgosurve t’u jepni ndonjë rrobë, se është turp, bëni ndonjë tender.”

Ky akt i deputetit Sula ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë për të hedhur dritë mbi problemet që ai e shikon në sistemin e drejtësisë dhe trajtimin e të burgosurve, ndërkohë që kërkoi një reagim nga qeveria për të përmirësuar këtë situatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...