9.5 C
Tiranë
Thursday, December 5, 2024
spot_img

“Ju antiligji jeni”, Petrit Vasili hedh akuza ndaj mazhorancës për shkeljen e rregullores

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës për mosrespektimin e rregullores dhe ligjit. Ai e cilësoi veprimin e mazhorancës si një shkelje të hapur të Kushtetutës dhe të gjitha rregullave parlamentare. Vasili kërkoi që të kërkohen përgjegjësitë për mosmblidhjen e Sekretariatit të Rregullores për ankesat e deputetëve të opozitës dhe kërkesat e tyre. Ai e cilësoi këtë si një përpjekje për të shmangur çdo diskutim dhe vendim për shkeljet që kanë bërë deputetët e mazhorancës.

Pjesë nga fjalimi i Vasilit:

Vasili: “Këtu dëgjuam përbetime të mëdha nga ministri dhe kryetari i grupit parlamentar për rregulloren që rregulloka bashkëjetesën në parlament, po mirë, të gjitha këta, a e dini që për deputetët e opozitës brenda 24 orëve mblidhet Sekretariati, ndërsa kur ne kërkojmë të dënohen deputetët e PS nuk mblidhet fare, as kurrë? E justifikojnë se kërkesat janë jashtë afatit. Pra, domethënë zjarrin ia keni vënë vetë kësaj rregulloreje sepse nuk doni të bashkëjetoni me ne.”

Ai shtoi se mazhoranca është në gjendje të mblidhet për çështje të tjera me urgjencë, por nuk e bën të njëjtën gjë për çështjet që lidhen me kërkesat e opozitës. Vasili akuzoi mazhorancën se ata “janë antiligj dhe bëjnë sikur e zbatoni” ligjin, duke shkelur të drejtat e opozitës dhe duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vasili: “Ju brenda 2-3 orëve mblidhni komisione. Ju jeni njoftuar me shkrim për këtë punë, të vendosni normalitetin. E për ça rregulloreje flisni ju, kur standardi për të dënuar opozitën funksionon për deputetët e maxhorancës me gjuhë mizerabël nuk ekziston. Për çfarë bashkëjetese flisni ju? Ju refuzuat vendimin e Kushtetueses me tubimet, të njëjtën gjë turpin që ju zbatoni ligjin mbajeni për vete. Ju antiligji jeni.

Përfundimisht, Vasili i kërkoi mazhorancës që, nëse dokumenti i rregullores ekziston dhe funksionon, të respektohet siç duhet, ose të heshtin për të folur më tej për të. Ai i bëri thirrje gjithashtu që të merren përgjegjësitë për shkeljet që ka bërë mazhoranca dhe të hetohet mosfunksionimi i Sekretariatit të Rregullores.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT