19.9 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Emigrantët e parë në Portin e Shëngjinit: Strategjia e re e transferimit nga Italia

Gjashtë emigrantë me origjinë nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi, që mbërritën mëngjesin e sotëm në Portin e Shëngjinit, tashmë kanë dalë nga qendra pritëse. Pas përfundimit të procedurave, ata po transportohen për t’u zhvendosur drejt kampit të Gjadrit. Deri më tani, ende nuk është konfirmuar nëse ka pasur emigrantë që janë kthyer drejt Italisë.

Emigrantët mbërritën nga vendi fqinj me anijen italiane “Libra” dhe u pritën në Portin e Shëngjinit me masa të rrepta sigurie. Anija italiane “Libra”, e cila përdoret nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri, ndodhet aktualisht në port. Sipas burimeve, kjo anije shërben për të pritur në det të hapur disa emigrantë, kryesisht burra të rritur dhe të shëndetshëm nga vende të konsideruara të sigurta, të cilët dërgohen fillimisht në qendrën e Shëngjinit dhe më pas në atë të Gjadrit, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar me Shqipërinë.

Kjo strategji e Melonit u vu në zbatim për herë të parë më 16 tetor, por hasi në sfida: nga gjithsej 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi të transportuar atëherë, katër prej tyre duhej të ktheheshin menjëherë në Itali për shkak se ishin të mitur ose të konsideruar si “të cenueshëm”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mashtrim me tre identitete? Kush është Indrit Aliu, personi që u shfaq pranë Ramës...

0
Indrit Aliu, i njohur edhe me emrat Indrit Kolleshi dhe David Isaac, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas publikimit të fotografive...

“Ëndërronte të bëhej arkitekt”/ Kush ishte 19-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në mes të...

0
Vetëm pak javë pasi kishte përfunduar shkollën e mesme dhe po përgatitej të niste studimet për arkitekturë, 19-vjeçari shqiptar Gent Maksutaj u vra me...

Rama drejt Ankarasë për Samitin e NATO-s, Erdoğan pritet të zhvillojë takim dypalësh me...

0
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Ankarasë, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave...

Dhunohet nga bashkëmoshataret në Fier,policia nis hetimet

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku tre vajza adoleshente dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një bashkëmoshatareje në një banesë. Pamjet e...

Rëndohet bilanci në Venezuelë/ Tërmetet lënë 3,535 viktima dhe mbi 16 mijë të plagosur,...

0
Bilanci i viktimave nga tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën në fund të muajit qershor është rënduar ndjeshëm. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga...