12.5 C
Tiranë
Tuesday, May 19, 2026
spot_img

Mc Kresha ndan historine romantike të njohjes me bashkëshorten, ja si ndryshoi jeta pas martesës

Këngëtari i njohur, Mc Kresha, ka ndarë me publikun historinë emocionuese të njohjes me bashkëshorten e tij, Erzinën, me të cilën tashmë ka dy fëmijë. Në një intervistë të fundit, ai tregoi se gjithçka ka nisur për ditëlindjen e 30-të të Erzinës, kur ajo, si idhulli i saj, kishte kërkuar që Mc Kresha të ishte pjesë e festës dhe të këndonte atje.

Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin pasi më kishte zënë gjumi dhe nuk arrita dot të shkoj tek festa e saj,” tha ai.

Mc Kresha gjithashtu shtoi se koncerti i tij u anulua për shkak të shiut, dhe kështu ai kaloi natën me Erzinën, ku ndodhi dhe puthja e parë mes tyre. “Atë natë koncerti jonë u anulua për shkak të shiut, dhe unë dola me Erzinën për të festuar ditëlindjen e saj me miqtë dhe familjarët e saj,” tha ai, duke shtuar me humor, “Po, ndodhi një puthje, jam i suksesshëm.”

Gjatë intervistës, Mc Kresha ka folur edhe për marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Ai e përshkruan Erzinën si një grua të jashtëzakonshme, që kujdeset për familjen dhe është xheloze, por gjithashtu e kupton natyrën ekstravagante të profesionit të tij. “Bashkëshortja ime është e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen e saj dhe timen, është njeri i dashur. Është xheloze, po të mos ishte, nuk do e doja,” theksoi ai.

Ndër të tjera, Mc Kresha ka shtuar se pas martesës, jeta e tij ka kaluar në një fazë tjetër, më familjare. “Kur u martova kalova në një stad tjetër, familjar dhe këtë punën e hip hop e shohim profesion. Kur isha beqar, e kisha lifestyle, gjithçka. Sot jemi prindër, bashkëshort pastaj jemi artistë,” u shpreh ai.

Përfundimisht, ai foli edhe për të ardhmen e tij në muzikë, duke thënë se do të largohet kur të vijë koha. “S’mund të bësh rap 50-vjeç. Vjen një moment kur njeriu e kupton që duhet të kalojë në një fazë tjetër të jetës profesionale,” tha Mc Kresha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...