24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Tensionet në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë: Dëshmon Ilir Rrapaj,Vokshi: “Përse ndodheni ju këtu?”

Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi sot para komisionit hetimor të shëndetësisë, ku u pyet nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi. Seanca ishte e tensionuar, pasi Vokshi ngriti pyetje të shumta mbi rolin dhe qëllimin e pranisë së Rrapajt në takime të rëndësishme zyrtare.

Vokshi e pyeti Rrapajn duke i kërkuar sqarime mbi pozicionin e tij në këto takime. Ajo e vuri në vështirësi, duke e pyetur se me çfarë funksioni po përfaqësonte palën italiane. Rrapaj u përgjigj se ai ishte shtetas italian dhe i ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Konfindustrisë italiane.

Vokshi e pyeti më tej, duke vënë në dyshim rolin e Konfin Italia në këto mbledhje, pasi nuk figuronte në dokumentet zyrtare.

Dëshmia e Ilir Rrapaj solli tensione në komision:

Vokshi: “Cilat pozita kishit ju këtu? Në këto takime zyrtare, ku flitet për marrëveshje, vetëm zyrtarët marrin pjesë dhe ulen ata që kanë një pozicion (tregon foton). Atëherë, më thoni ju lutem, mirë, në takimin e parë ju ishit të ftuar nga Konfindustria, por nuk kishit rol, dhe ju sapo e pranuat se nuk kishit asnjë rol në marrëveshje. Atëherë, përse ndodheni ju këtu, ulur në takimet zyrtare të ministrit në nivele të larta zyrtare, për marrëveshje kuadër?”

Rrapaj: “Zonjë, unë nuk jam i ftuar i ministrit aty. Unë jam shtetas italian, me të gjitha funksionet e mia.”

Vokshi: “Nuk thashë ministrit, nuk e përmenda.”

Rrapaj: “Pse e përmendni ministrin kur ka president rajoni, rektorë universitetesh dhe institucione publike?”

Vokshi: “Sepse takimet ku janë ministrat janë takime të nivelit të lartë, këtë po them.”

Rrapaj: “Pse duhet të shqetësohem unë, nëse është nivel i lartë apo i ulët? Është një takim zyrtar publik ku unë kam funksionet e mia të deleguara nga institucionet italiane. Kam funksionin e ndihmësit për të gjithë enturazhin që përfshihet për të çuar deri në fund kurorëzimin e këtyre takimeve, që përfundon me firmën e memorandumit. Kjo është faza përgatitore, faza e hulumtimit.”

Vokshi: “Kush ka qenë pjesë e administratës e di se takimet ku janë ministrat janë takime të nivelit të lartë, dhe jo gjithkush merr pjesë. Meqë thoni që nuk jeni pjesë e palës shqiptare, atëherë, thjesht për të kuptuar, cili është roli juaj në këto takime të nivelit të lartë për palën italiane? Përfaqësuesi i kujt ishit ju?”

Rrapaj: “Zonjë, më vjen keq, nuk jam thjesht një qytetar shqiptar apo italian, por një përfaqësues i palës italiane, që më ka zgjedhur për këtë funksion.”

Vokshi: “Meqë flisni italisht mirë?”

Rrapaj: “Zonjë, unë nuk flas vetëm italisht mirë. Nuk është çështje e thjeshtë e zotërimit të një gjuhe.”

Vokshi: “Që ta mbyllim këtë pjesë, cili ishte pozicioni juaj në këto mbledhje?”

Rrapaj: “Nuk jam thjesht një qytetar, por përfaqësues i një shoqate, Konfin Italia, që është pjesë e Konfindustrias, për shoqëritë e mesme dhe të mëdha italiane.”

Vokshi: “Por këto takime nuk ishin me Konfindustrian italiane, por me Universitetin e Umbrisë dhe me rajonin e Umbrisë. Në dokumentet që kam lexuar unë, nuk përmendet Konfindustria italiane. Nuk po them që po gënjeni, por ndoshta nuk ka qenë i dërguar i Konfindustrias italiane, por i dikujt tjetër, sepse në procesverbalet që kam nuk thuhet që ka qenë përfaqësues i Konfindustrias.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...