27.7 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Arrestohet i Shqiptari në Itali: Zbulohen gati 400 Mijë euro të fshehura në automjet

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në makinën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme parash. Automjeti i drejtuar nga shqiptari, i paidentifikuar, por me një histori të mëparshme të lidhur me trafikun e drogës, u kontrollua nga autoritetet italiane, të cilat sekuestruan pothuajse 400 mijë euro të fshehura.

Më konkretisht, oficerët e grupit Gioia Tauro, të angazhuar në një operacion kontrolli ekonomik të territorit dhe me mbështetjen e njësisë së qenve të specializuar “cash dog”, vërejtën se tapeti i sipërm pranë mbulesës së pasme të makinës ishte modifikuar, duke zbuluar rreth 40 mijë euro të fshehura në atë vend.

Një kontroll më i detajuar, përsëri me ndihmën e qenve të trajnuar, bëri të mundur identifikimin e një hapësire të fshehtë të krijuar në dyshemenë poshtë sediljes së shoferit, ku ishin ngjeshur edhe 350 mijë euro të tjera në prerje të ndryshme.

Drejtuesi i mjetit është raportuar dhe çështja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Palmi për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...