25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Aksident tragjik në Aksin rrugor Tepelenë-Fier: Çifti i bashkëshortëve humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve Vangjel dhe Marga Ajdini.

Sipas informacioneve të Policisë, aksidenti ka ndodhur kur shtetasi Sazan Arapi, duke drejtuar një automjet tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini. Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit “Ford”, Vangjel Ajdinin, dhe për bashkëshorten e tij, Marga Ajdinin, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Nga ky aksident, drejtuesi i autobotit, Sazan Arapi, dhe pasagjerja që ndodhej në të njëjtin mjet, Arjanisa Arapi, janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...