25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Dështimi i dëshmisë së Ilir Beqajt dhe akuzat e opozitës në Komisionin Hetimor në Shëndetësi

Për dy ditë radhazi, dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në Komisionin Hetimor Parlamentar për hetimin e koncesioneve në sektorin e shëndetësisë ka dështuar, ndërsa komisionit i përfundon afati në mesnatën e sotme. Në komision ka pasur debate të ashpra ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, pasi opozita kërkon zgjatjen e afatit të komisionit dhe thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi, përfituese e koncesionit të check-up-it, të cilët mazhoranca i mbron.

Ndërkohë, opozita ka ngritur akuza të reja kundër Beqajt, duke pohuar se gjatë këtyre ditëve të “lirisë” ai ka shfrytëzuar kohën për takime dhe lëvizje të lira në Kryesinë e Kuvendit, madje duke kërcënuar deputetët opozitarë. Ky incident u denoncua nga kryetarja e komisionit, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila deklaroi se Garda dhe Policia nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar. Ajo publikoi një video ku pretendohet se Beqaj kërcënoi deputetët, ndërsa Garda dhe Policia e Burgjeve refuzuan ta dërgonin atë sërish në burg.

Sipas Vokshit, ky rast tregon dështimin e institucioneve dhe ndikimin e fuqishëm që Beqaj dhe aleatët e tij kanë në Kuvend. Ajo akuzoi qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për mungesë veprimi ndaj Beqajt, duke theksuar se Parlamenti është i mbërthyer nga individë që i ofrojnë ish-ministrit garanci për lëvizje të lira dhe mundësinë për të kërcënuar ligjvënësit e opozitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...