13.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

‘Keni dështuar dhe dështimi është i juaji’, Deklarata e Deputetit Petro Koçi në Kuvend për Hetimin e Shëndetësisë

Deputeti Petro Koçi mbajti një fjalim të ashpër në foltoren e Kuvendit, ku shprehu kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së opozitës për shtyrjen e afatit të komisionit hetimor të shëndetësisë. Gjatë fjalimit të tij, Koçi adresoi kritika të forta ndaj opozitës, duke e akuzuar për trajtim çnjerëzor ndaj dëshmitarit Beqaj gjatë dy seancave të fundit.

Koha e devizës së diktaturës që ra në ’97, se humanizmi është tolerant ndaj armikut, ka vdekur. E papranueshme është fyerja e dinjitetit të dëshmitarit që thirrëm. Niveli i akuzës ishte përtokë. Mjerë Shqipëria nëse SPAK do të kishte nivelin hetimor të komisionit që sot mbyll punimet. Mjerë akuza dhe korrupsioni me standardet jo profesionale që u menaxhua nga kryeprokurorja. Keni dështuar dhe dështimi është i juaji. Dështuar me sukses.

Koçi vijoi duke theksuar se, sipas tij, opozita kishte vendosur të mos zhvillonte më dëgjesa me dëshmitarë pasi e kuptoi se përpjekjet e saj po shkonin drejt dështimit. Ai akuzoi opozitën se për tri ditë rresht kishte bërë vetëm konferenca për shtyp, duke sugjeruar se ndikimi i tyre ishte minimal.

Deri mbrëmë vetëm një njeri ju dëgjonte. Shumëzoni sa kulla ka ndërtuar dhe sa kate ka në secilën kullë,’ përfundoi Koçi, duke nënvizuar se përpjekjet e komisionit hetimor kishin dështuar me standarde të pamjaftueshme profesionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...