8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

“Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve”,Mziu dhe Çupi kërkojnë Ramën për të dëshmuar

Në sallën e parlamentit, deputetët demokratë Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi ngritën një kërkesë të fortë për thirrjen e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në komisionin hetimor të shëndetësisë. Ata kërkuan gjithashtu shtyrjen e afatit të komisionit, duke theksuar se 6 muaj ishin të pamjaftueshëm për të hetuar plotësisht aferat dhe dështimet e sektorit të shëndetësisë, veçanërisht lidhur me koncesionet që i janë dhënë në vitet e fundit.

Mziu: Komisioni U Bjoikotua dhe Afati Nuk Mjaftoi

U bojkotua komisioni. Mazhoranca deri mbrëmë në 3 të natës ka patur qëllim intimidimin e denoncuesve dhe eksponentëve të PD dhe së dyti kanë patur propagandës që koncesionet janë histori suksesi. Këtë të dytën sepse koncesionet korruptive të shëndetësisë, mbaruan afatin ligjor në 20205. Po përgatitet terreni që kjo aferë të riciklohet për 10 vite. Si mund të mbarosh brenda 6 muajsh kur 24 deputetë të PD u përjashtuan. Si ta mbyllnin kur nuk kanë ardhur përfituesit, 3 italianët që nuk zbatojnë ligjet shqiptare. Administratorët shkojnë marrin raport. Nuk ka ardhur për dëshmi Vilma Nushi, nuk ka ardhur për të dëshmuar përfituesi kryesor kryeministri i Shqipërisë. Nuk flet Ilir Beqaj që erdhi me power point. Qëllimi kryesor ka qenë hetimi i çështjes dhe përgatitja e raportit final. Kërkoj të miratohet zgjatja e afatit deri në marrjen e dëshmitarit.

Çupi: Kryeministri Rama Duhet të Dëshmojë përpara Komisionit

Duhet të jepni llogari për komisionin hetimor të shëndetësisë. Jeni kryetare e parlamentit, do duhet të jepni llogari pse kryeministri nuk jep llogari të dëshmoj. Rama shkon jashtë u qahet ndërkombëtarëve pse nuk e dëgjojnë liderat botërorë. Zonja kryetare thirre dëshmitarin Rama të dëshmojë në komision. Kolegët që vijnë e ikin me pranga, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks si para 90, i mbani dhe i çoni në pranga. Pse zoti Rama nuk dëshmon në komision.

Kërkesa për Shtyrjen e Afatit dhe Thirrjen e Dëshmitarëve

Sipas deputetëve të PD-së, një hetim i tillë duhet të shtrihet për një periudhë më të gjatë, për të mundësuar dëshminë e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht të personave të rëndësishëm si Kryeministri Rama dhe ata që kanë administruar koncesionet. Ata kërkuan që, nëse ky hetim është i vërtetë dhe ka për qëllim mbrojtjen e interesit publik, ai të vazhdojë dhe të mos ndalet nga mungesa e bashkëpunimit të mazhorancës dhe personave të përfshirë në procesin e koncesioneve.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur opozita është shumë kritike ndaj qeverisë për dështimin në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë dhe ka ngritur akuzat për përfitime korruptive lidhur me marrëveshjet e koncesioneve që janë bërë në vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...