24.3 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 25 vite burg Klevis Allën për vrasjen e vellezërve Haxhiaj dhe dy personave tjerë në Durrës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur dënimet për tre persona të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj, një ngjarje e ndodhur në Durrës në mars të vitit 2020, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Klevis Alla u dënua me 25 vite burg, Besian Xhixha me 6 vite burg dhe Enver Diva me 5 vite burg.

Apeli ka prishur pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, duke hedhur poshtë akuzat për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe bashkëpunimin në grup kriminal. Megjithatë, dënimi për të mbeti i pandryshuar, 25 vite burg.

Në hetimet e zhvilluara, Klevis Alla ishte dyshuar fillimisht se kishte siguruar informacionet për vendodhjen e vëllezërve Haxhiaj, por më pas rezultoi se kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në ekzekutimin e vrasjeve, bashkë me Nuredin Dumabin dhe Henrik Hoxhën, të cilët dyshohen si ekzekutorë të ngjarjes, si dhe me Besian Xhixhën dhe Enver Divën.

Një nga zhvillimet kyçe të çështjes ka qenë humbja e statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë për Klevis Allën. Ai ka dhënë deklarata të rreme në lidhje me ngjarjet kriminale, duke devijuar hetimin dhe duke akuzuar gabimisht Talo Çelën dhe Altin Ndocin si autorë të vrasjes. Ky manipulim i informacionit ka çuar në një përfundim të ndryshuar nga ana e Prokurorisë dhe SPAK-ut, të cilët e konsideruan të pavërtetë atë që deklaroi Alla.

Për sa i përket të akuzuarve të tjerë, GJKKO (Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ka pushuar akuzat për Altin Ndocin, duke e shpallur atë të pafajshëm pas analizës së thënieve të Nuredin Dumanit, i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe e ndihmoi hetimin. Për Talo Çelën, akuzat për këto vrasje janë gjithashtu të pushuara, megjithatë ai vazhdon të përballet me probleme ligjore lidhur me ngjarje të tjera kriminale.

Ky proces ka qenë një nga hetimet më të rëndësishme të zhvilluara nga organet e drejtësisë në lidhje me organizatat kriminale dhe pastrimin e radhëve të personave të përfshirë në vrasje dhe veprime të tjera të rënda kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...