14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Votimi dhe numërimi elektronik, Kryekomisioneri Celibashi: Tirana i vetmi qark ku mund të aplikohet

Votimi dhe numërimi elektronik pritet të realizohet vetëm në Tiranë për zgjedhjet e ardhshme, siç ka shpjeguar Kryekomisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi. Ai theksoi se ky vendim është nxjerrë për shkak të interesit të lartë dhe kushteve të nevojshme, ndërkohë që nuk përjashtoi mundësinë që votimi elektronik të shtrihet edhe në dy qarqe të tjera. “Për fat të keq, për kohën që ka ngelur, vetëm qarku i Tiranës mbetet si opsion. Një mundësi e ngjashme mund të zhvillohet edhe në dy qarqe më të vogla,” tha Celibashi.

Një opsion tjetër ishte realizimi i votimit dhe numërimit elektronik në pesë qarqe, por vonesat e politikës e kanë bërë të pamundur realizimin e këtij plani. Celibashi po ashtu theksoi se kostot për implementimin e sistemit të votimit elektronik në të gjithë vendin janë shumë të larta, dhe edhe nëse fondi do të mund të alokohej, kohëzgjatja e afateve e bën të pamundur realizimin në të gjithë territorin.

Një propozim i Partisë Demokratike përfshin mbulimin nga buxheti i shtetit të kostove të votimit për emigrantët. Celibashi konfirmoi se po diskutohet me qeverinë për këtë çështje.

Sipas deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, afatet për shpalljen e datës së zgjedhjeve kanë filluar të shuhen, por ai ka akuzuar presidentin Bajram Begaj për mosfillimin e konsultimeve me partitë politike. Këto deklarata u bënë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku Kryekomisioneri raportoi gjithashtu mbi buxhetin e vitit të ardhshëm për KQZ-në.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SHBA: 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shtëpi

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cheyenne në shtetin Wyoming, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 14-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet...

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...

Harry Styles për “queerbaiting”: “Ndoshta nuk dini gjithçka për mua”

0
Harry Styles ishte prezantues dhe i ftuar muzikor në episodin e 14 marsit të Saturday Night Live, ku interpretoi dy këngë nga albumi i...

Toni Bollati: “Jam aq i lumtur për zgjedhjen e Selin sa nuk mund ta...

0
Babai i Selin Bollatit, Toni Bollati, ka folur përmes një lidhjeje telefonike në “Fan Club”, duke komentuar momentet më të forta të vajzës së...

Arjan Konomi: “Dalja e Gretës i bën mirë Selin, nuk duhej të hynte në...

0
Opinionisti Arjan Konomi ka komentuar eliminimin e Greta Kazazit nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke theksuar se ky zhvillim i shërben Selin...