25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Pastrimi i parave/ Denis Dërralla:”Shqipëria doli nga lista gri, lufta vazhdon”

Drejtori i Mbikëqyrjes Financiare në Bankën e Shqipërisë, Denis Dërralla, ka deklaruar sot se Shqipëria është e harmonizuar me të gjitha direktivat dhe rregullat evropiane që lidhen me kuadrin ligjor të pastrimit të parave. Kjo është vërtetuar edhe në progresraportin e Komisionit Europian, ku theksohet se ka mbetur vetëm disa detaje për përafrimin e plotë të kuadrit rregullativ. Dërralla bëri këto komente gjatë një seance të Komisionit parlamentar për “Parandalimin e pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional.”

Në lidhje me eficiencën e ligjeve dhe rregullave të miratuara, ai theksoi se, edhe pse është bërë progres, ka ende shumë për të bërë. Ai vuri në dukje se pas dy vjetësh, Shqipëria doli nga lista gri për pastrimin e parave, pasi u verifikua përparimi i dukshëm në drejtim të forcimit të institucioneve që luftojnë pastrimin e parasë. Sidoqoftë, problemi kryesor mbetet përdorimi i parave në dorë (cash), i cili ndihmon në qarkullimin e parasë së pisët.

Dërralla informoi se Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë kombëtare për pagesat e vogla dhe llogaritë bazike që nga viti 2020, duke mundësuar një ulje të përdorimit të parasë fizike. Ai theksoi se një ndër prioritetet është parandalimi i transaksioneve me para në dorë, duke rekomanduar një sistem të detajuar për deklarimin e të ardhurave personale. Kjo do të ndihmonte në identifikimin e burimit të fondeve dhe në uljen e mundësisë për pastrim parash.

Ai gjithashtu theksoi se këmbimi valutor, përfshirë përdorimin e kriptovalutave, nuk nënkupton pastrimin e parasë. “E rëndësishme është reduktimi i transaksioneve cash, si masë për të luftuar paranë e pisët,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...