24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Lulzim Basha: Pensionistët po përdoren për lëmosha elektorale, duhet ndryshim trënjësor

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e pensionistëve si mjet për përfitime elektorale. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se qeverisja aktuale ka shndërruar ekonominë shqiptare në një mjet përfitimi për një elitë të vogël, ndërsa pensionistët janë lënë në mjerim dhe pa mbështetje të qëndrueshme.

Sipas Bashës, skema aktuale e pensioneve po shkon drejt falimentimit për shkak të emigracionit masiv dhe rënies së kontributeve, ndërkohë që qeveria jep vetëm bonuse elektorale dhe bën indeksime minimale, të cilat ai i cilëson si “zgjidhje të përkohshme e të pamjaftueshme”.

Angazhimet e Demokratëve Euroatlantikë për Pensionistët:
• Rritje të pensioneve me të paktën 20%.
• Indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit.
• Bonus të përhershëm prej 250 mijë lekësh të vjetra për pensionet e ulëta.
• Rimbursim të barnave jetike për pensionistët.

Basha e përfundoi deklaratën e tij duke theksuar se është e nevojshme një qeverisje e re që të mund të trajtojë në themel problemet e sistemit të pensioneve dhe të ofrojë një jetë më të dinjitetshme për të moshuarit. Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe një politikë e taksave më të ulëta janë thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike dhe përmirësimin e kushteve për pensionistët.

Lulzim Basha: “Një qeveri që i ka shërbyer vetëm vetes për 12 vjet nuk mund t’u shërbejë shqiptarëve për katër vite të tjera. Pensionistët meritojnë më shumë, dhe ne jemi të vendosur të sigurojmë një jetë të denjë për ta me një qeverisje të ndershme dhe reformuese.

Përmes këtij programi, Demokratët Euroatlantikë synojnë të sjellin ndryshime rrënjësore në sistemin e pensioneve dhe të garantojnë mirëqenie më të lartë për të moshuarit shqiptarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...