23.6 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Foto/ Ngjarje tragjike në Tiranë: 14-vjeçari humb jetën pas një sherri pranë shkollës “Fan Noli”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku një sherr mes të miturish pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” ka përfunduar me vrasjen e një 14-vjeçari dhe plagosjen e një tjetër. Viktima, Martin Cani, u godit me thikë në zemër dhe ndërroi jetë, ndërsa i plagosuri, L.M., po trajtohet në spital për lëndimet e marra.

Ngjarja ndodhi rreth 150 metra larg shkollës, menjëherë pas përfundimit të mësimit. Të dy të miturit ishin pjesë e skuadrës U15 të Dinamos dhe vetëm një ditë më parë kishin luajtur në një ndeshje të kampionatit kundër Besës së Kavajës.

Klubi i Dinamos ka reaguar pas ngjarjes, duke publikuar foton e Martin Canit dhe duke i shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen tragjike. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...