8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Unë isha nëna e tij në atë moment” – Rrëfimi tronditës i një qytetareje për momentet e fundit të 14-vjeçarit Martin Cani

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një goditjeje fatale me thikë në zemër, ka tronditur mbarë opinionin publik. Një qytetare, që ishte dëshmitare e ngjarjes tragjike, ndau një rrëfim prekës për gazetaren Kristi Gongo në Top Channel, duke përshkruar momentet kur u përpoq të ndihmonte të riun e plagosur.

Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin kalimtarë, tregtarë dhe nëna shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë një jastëk te koka, dhe një tjetër mbante gjakun me bluzë,” rrëfeu ajo mes lotëve.

Pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë dhe urgjencën e situatës, shumë makina pranë vendngjarjes nuk ndaluan. “Makinat që ishin rresht nuk donin, kishin mbyllur xhamin dhe vetëm shikonin. Mora makinën dhe e çova te trupi i djalit. Mora djalin dhe dy burra na ndihmuan ta shtrinin në makinë,” shtoi ajo.

E përlotur, qytetarja kujton momentin kur, përmes klithmave të saj, tentoi ta mbante të riun të vetëdijshëm. “Djalin e zgjova me klithmat e mia si nënë. ‘Bir i nënës zgjohu,’ i thash, ‘çohu se erdhëm për spital’. Ai u zgjua dhe tha: ‘Mami, mami.’ Në atë moment, isha nëna e tij.

Ajo e përshkruan me dhimbje sesi e përcolli 14-vjeçarin në ambulancë, duke shpresuar deri në fund se ai do të mbijetonte. “Thika ishte fatale, në zemër. Djali u zverdh dhe e pashë që ishte rëndë. Por deri në momentin e fundit, më mbajti me shpresë,” përfundoi ajo.

Kjo ngjarje tragjike ka ngritur shqetësime për sigurinë e të rinjve dhe reagimin e shoqërisë në situata të tilla emergjente. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësit e këtij akti të dhunshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...