34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Detaje të reja për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani: Autori rrëfen përplasjen fatale

Autori i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është marrë në pyetje nga grupi hetimor, duke dhënë detaje mbi konfliktin që përfundoi tragjikisht. I mituri, gjithashtu 14 vjeç, ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur që të premten për një arsye banale: sipas tij, viktima e kishte parë në mënyrë që ai e interpretoi si provokim.

Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën,” ka thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Sipas autorit, sherri ka nisur brenda ambienteve të shkollës të hënën dhe situata ishte përshkallëzuar pavarësisht ndërhyrjes së oficeres së sigurisë. Përplasja u zhvendos jashtë ambienteve të shkollës, ku viktima dhe autori sollën edhe shokët e tyre për t’i mbështetur.

Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi,” ka rrëfyer i mituri, duke iu referuar momentit kur ai goditi me thikë viktimën.

Pavarësisht pyetjeve nga grupi hetimor, autori nuk ka pranuar të flasë për pendesë dhe as të tregojë vendndodhjen e thikës së krimit. Ai ka deklaruar se nuk e kishte futur thikën brenda shkollës, por e kishte fshehur pranë saj.

Ky rrëfim ka ngjallur reagime të forta, duke sjellë në vëmendje jo vetëm dhunën mes të rinjve, por edhe mungesën e masave efektive për parandalimin e situatave të tilla në shkolla. Autoritetet vazhdojnë hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...