33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 19-vjeçari që plagosi një student në “Qytet Studenti”

Policia e Tiranës ka arrestuar Ajdin Ajvazin, 19 vjeç, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të Aron Demirajt, 20 vjeç, ngjarje që ndodhi sot në zonën e “Qytetit Studenti”. Konflikti mes dy të rinjve, të dy studentë, ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën “Sotir Kolea”.

Sipas njoftimit të policisë, pas një zënke mes tyre, Ajvazi ka goditur me mjet të mprehtë Demirajn, i cili u dërgua menjëherë në spital. Raportohet se 20-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në vendngjarje, ku ende janë të dukshme gjurmët e konfliktit, forcat e rendit po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Policia ka bërë me dije se materialet hetimore do të referohen në Prokurorinë e Tiranës për vijimin e procedurave ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...