25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Shqiptari arrestohet në Republikën Domenikane, 19 pako kokainë në valixhe

Autoritetet në Republikën Domenikane kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë kokainë drejt Madridit, Spanjë. Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Drogës (DNCD) ka njoftuar se shqiptari, 29 vjeç, u ndalua pas një kontrolli me rreze X të bagazheve të tij, ku u zbulua droga e fshehur.

Gjatë kontrollit të dy valixheve, në të parën u gjetën 19 pako kokainë, ndërsa në të dytën, një tjetër çantë shpine me 21 pako kokainë. Përveç drogës, autoritetet sekuestrojnë një çantë me 36,100 pesos domenikan dhe një iPhone që i përkisnin shqiptarit. Prokuroria dhe DNCD kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka individë të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

I arrestuari është dorëzuar në polici për ndjekje penale dhe po vazhdon hetimi për rastin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...