22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Pak ditë para nisjes së Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha foto me moderatorin e “Grande Fratello”

Shqipëria ka bërë debutimin e saj në programin më të njohur televiziv italian, Grande Fratello, që moderohet nga Alfonso Signorini, një nga emrat më të dashur të televizionit italian. Gjatë spektaklit të së martës në mbrëmje, në momentin kulminant të garës, kur aktori Luca Galvani mendoi se ishte skualifikuar, Signorini e ftoi atë të mendonte për mundësitë që mund të hapeshin për të.

Galvani aludoi se mund të rikthehej në lojë përmes një “shkëmbimi” në një tjetër edicion të Grande Fratello, një praktikë që ka ndodhur edhe me konkurrentë të tjerë. Në përgjigje, Signorini e ftoi aktorin të udhëtonte drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në Big Brother Vip Albania. “Kemi sonte të pranishëm në studiot tona kolegët nga ‘Big Brother Vip Albania’, ndaj nëse do, mund të shkosh aty”, tha Signorini me humor.

Galvani, i njohur për aftësitë e tij kulinare, ia ktheu me batutë: “Nuk e di tamam se çfarë specialiteti kanë shqiptarët, por mund të bëj aty pasta me fasule. Shpresoj të m’i pëlqejnë”. Ky moment humoristik ishte një tjetër shenjë e bashkëpunimit dhe lidhjeve që po krijohen midis dy edicioneve të njohura të Big Brother.

Ndërkohë, producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha, postoi në Instagram disa foto të një takimi miqësor me Alfonso Signorini, ku shkruante: “Së shpejti në Top Channel dhe Shqipëri”. Ky bashkëpunim i paralajmëruar mes dy projekteve ka ngritur pritshmëritë për një dokumentar që do të publikohet në Top Channel, ku Signorini dhe opinionistët do të flasin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...