25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohen 2 persona, inskenuan aksidentin për të përfituar nga siguracioni

Dy persona janë arrestuar pas dyshimeve për mashtrim me sigurimin e makinës, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit të padrejtë nga një kompani sigurimesh. Ata janë identifikuar si Armando Kallmeti, 22 vjeç, banues në Nikël, dhe Igli Topalli, 25 vjeç, banues në Tapizë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 4 tetor 2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, ku Armando Kallmeti, duke drejtuar një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Pas kësaj, për të përfituar dëmshpërblim të padrejtë nga kompania e sigurimeve, Kallmeti ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me një tjetër automjet, tip “Volkswagen Golf”, që drejtohej nga Igli Topalli. Ata kanë paraqitur informacione të rreme për automjetin që kishte sigurim, për të arritur qëllimin e tyre.

Ata akuzohen për “Mashtrim në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, vepra penale të kryera në bashkëpunim, të parashikuara në nenet 145 dhe 301/25 të Kodit Penal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...