10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zelensky: Rusia po përdor raketa balistike ndërkontinentale kundër Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se sulmi i fundit i Rusisë ndaj Ukrainës përdori një raketë balistike ndërkontinentale, e cila u lëshua për herë të parë ndaj qytetit të Dnipro. Zelensky tha se shpejtësia dhe lartësia e raketës tregojnë se ajo është një raketë balistike ndërkontinentale, dhe ekspertët janë duke e hetuar për të identifikuar llojin e saktë të saj.

Ai e cilësoi këtë sulm si një “testim” të mundshëm të pajisjeve ushtarake ruse dhe theksoi se përdorimi i raketës tregon frikën e Vladimir Putinit për zhvillimet në Ukrainë. Sipas raporteve, raketa ishte një RS-26 Rubezh, një raketë balistike ndërkontinentale me një distancë prej 5,800 kilometrash.

Përveç kësaj rakete, forcat ruse kanë lëshuar edhe shtatë raketa lundrimi Kh-101 nga një bombardues Tu-95MS. Forcat ajrore ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë gjashtë prej këtyre raketave, ndërsa pjesa tjetër nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ky sulm i rëndë i Rusisë vjen në një kohë kur Ukraina ka nisur përdorimin e raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, duke përfshirë ATACMS dhe Shadows Storm, për të goditur objektiva në territorin rus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...