13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Operacioni “Turn” në Gjirokastër, arrestohen 5 persona për kalim të paligjshëm të kufirit

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 5 persona të akuzuar për dhënien e ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit, në kuadër të operacionit të koduar “Turn”. Katër prej të arrestuarve janë banues në Elbasan dhe janë identifikuar si M. B. (19 vjeç), A. T. (28 vjeç), J. S. (20 vjeç), I. Ç. (28 vjeç), të cilët u kapën për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Po ashtu, është arrestuar edhe shtetasi D. K. (22 vjeç), gjithashtu banues në Elbasan, i akuzuar për “Përkrahjen e autorit të krimit”.

Siç njoftoi policia, dy prej të arrestuarve, I. Ç. dhe J. S., nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për ndalim në aksin “Ura e Kardhiqit-Tepelenë”, duke vijuar me shpejtësi dhe duke braktisur automjetin ku transportonin disa emigrantë nga vendet e treta që po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Pas ndjekjes nga forcat e rendit dhe koordinimit me DVP Fier, ata u kapën në “Rrethrrotullimin e Levanit”.

Gjithashtu, shtetasit A. T. dhe M. B. ishin duke qarkulluar me automjetin tip “BMW”, për të monitoruar rrugën dhe për t’i njoftuar ata për prezencën e Policisë, duke sinjalizuar për ndalimin. Policia ka vijuar hetimet dhe arrestimet për këtë rrjet të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...