34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Starmer: “Lufta në Ukrainë mund të mbarojë menjëherë nëse Putini ndalon agresionin”

Kryeministri britanik, Keir Starmer, theksoi në një intervistë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë menjëherë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, vendos të ndalë agresionin e tij ndaj Ukrainës. Në një bisedë me gazetarët rajonalë të BBC-së, Starmer u pyet nëse Britania e Madhe është “në luftë” me Rusinë për shkak të mbështetjes që i ofron Ukrainës në konfliktin e saj. Ai u përgjigj: “Jo, ne nuk jemi në luftë, por Ukraina sigurisht që është, sepse Ukraina është pushtuar nga Rusia dhe ajo luftë ka vazhduar për pak më shumë se 1000 ditë.

Starmer theksoi se këto 1000 ditë janë 1000 ditë agresioni të pashembullt nga Rusia dhe gjithashtu janë 1000 ditë sakrifice për Ukrainën. Ai e vuri theksin se kjo është arsyeja pse Britania e Madhe ka qëndruar gjithmonë pranë Ukrainës dhe ka theksuar se është e papranueshme që presidenti rus të fitojë këtë luftë. “Ne nuk mund të lejojmë që Putini ta fitojë këtë luftë,” shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...