7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Basha: “Ekipi ynë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë i përbërë nga kandidatë të komunitetit”

Në një intervistë për një emision televiziv, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e ekipit të tij për zgjedhjet e ardhshme, i cili do të përbëhet nga kandidatë që njohin dhe jetojnë me problemet e qytetarëve. Basha nënvizoi se kandidatë të tillë do të jenë ata që janë pjesë e komunitetit, që jetojnë aty dhe janë të angazhuar për zgjidhjen e halleve të qytetarëve.

Ai gjithashtu vuri në dukje sakrificën personale të qëndrestarëve të partisë, që në këto tre vitet e fundit, ndonëse të përballur me sfida dhe vështirësi, kanë qëndruar besnikë interesave publike dhe kanë bërë sakrifica të mëdha për të mbrojtur interesat e demokratëve dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Basha tha se pavarësisht vështirësive ligjore, ai është i vendosur që Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë të paraqitet në zgjedhje me një legjitimitet të rikthyer ose, në rast të nevojës, duke shfrytëzuar hapësirën që ofron kodi zgjedhor.

Në lidhje me ndikimin e izolimit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, Basha e sheh këtë si një manovër të aktorëve të tranzicionit, të cilët, sipas tij, po mundohen të pozicionohen për të paktën katër vitet e ardhshme. Ai gjithashtu njoftoi se do të kandidojë në Tiranë.

Në një tjetër pyetje rreth procesit të formalizimit të partisë dhe vendimit të Gjykatës së Lartë, Basha u shpreh se do të ndjekin procesin ligjor dhe shpresojnë që vendimi i Gjykatës së Apelit të hidhet poshtë, për të mundësuar përparimin dhe për të paraqitur listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Ne do ta ndjekim këtë proces për aq kohë sa duhet të marrë. E udhës do të ishte mos të minohej demokracia përsëri që vendimi tërrësisht i paligjshëm, i pajustifikueshëm i Gjykatës së Apelit, në kundërshtim me udhëzimin e Gjykatës së Lartë për të mos u futur në thelbin e çështjes, apo për të shtrembëruar procedurën e çështjes të hidhet poshtë dhe të ecim përpara. Por këtë kalendar nuk e kemi ne në dorë sigurisht shpresojmë që kjo të ndodh sa më shpejt. Kalendari tjetër është kalendari elektoral. Çfarëdo që të ndodh Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje ose me legjitimitetin e kthyer përmes një procesi të drejt ligjor, ose duke përdorur të gjithë hapësirën që ofron kodi zgjedhor duke mundësuar kështu listën tonë të kandidatëve me aleatët tanë, me programin tonë anembanë Shqipërisë.

Pyetje: Zoti Basha ju keni garuar në dy palë zgjedhje dhe si keni marrë. A kanë të drejt njerëzit të jenë skeptik për vendosmërinë tuaj për të hyrë në zgjedhje?

Lulzim Basha: Unë mendoj se publiku si rregull duhet të jetë skeptik ndaj çdo deklarate, ndaj çdo qëndrimi, sepse skepticizmi i shëndosh është karakteristikë e demokracive perëndimore, model të cilin duam ta ndërtojmë Shqipërinë. Por mendoj se në rastin e Demokratëve Euroatlantikë, të cuilët siç e thash, duke nisur që nga bashkëpunëtorët e mi, duke nisur nga vetja ime kemi treguar se dimë të vendosim interesin publik mbi interesin tonë personal, shumë shpejt do të flasim me vepra edhe sa i takon listës të kandidatëve. Ndërkoh që sa i takon programit kemi folur qartë, jemi forca e parë politike që kemi shpalosur një program të detajuar, të mirëpeshuar dhe me zgjidhje për të gjithë problematikat e shkuara dhe hallet dhe problemet e shtuara të qytetarëve shqiptarë si rezultat të qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës.

Duke folur për skepticizmin e mundshëm të publikut, Basha e pranoi se ky është një element i natyrshëm dhe i shëndetshëm për çdo demokraci, por ai theksoi se Demokratët Euroatlantikë kanë treguar se dinë të vendosin interesin publik mbi atë personal dhe janë të përkushtuar për të sjellë një program të detajuar dhe me zgjidhje për problematikat e qytetarëve shqiptarë, pas 12 vitesh qeverisje të Edi Ramës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT