29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton Ankaranë dhe takohet me udhëheqësit turq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë nesër kryeqytetin turk, Ankaranë, për takime me liderët turq, përfshirë presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Ministrin e Punëve të Jashtme Hakan Fidan dhe Ministrin e Mbrojtjes Yasser Guler.

Gjatë takimeve të tij, Rutte pritet të diskutojë disa çështje të rëndësishme me palën turke, përfshirë praninë e grupit kurd PYD dhe milicisë së Forcave Demokratike Siriane (SDF), të mbështetur nga SHBA, që Turqia i konsideron si lidhje me PKK-në dhe organizata terroriste. Udhëheqja turke gjithashtu do të diskutojë për mundësinë e një rol ndërmjetësues të Turqisë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht pas ndryshimeve të mundshme në politikën transatlantike me ardhjen në pushtet të Donald Trump në SHBA.

Në kuadër të vizitës së tij, Rutte do të takohet me përfaqësues të industrisë turke të mbrojtjes dhe do të vizitojë objektet e Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore, të cilat janë bërë objekt sulmi terrorist së fundmi.

Përpara vizitës në Turqi, Mark Rutte u takua me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, dhe ndalesa e tij e radhës do të jetë Athina.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...