22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

14-vjeçari Luis Meçe rrëfen nga shtrati i spitalit: “Kam plagë nga dy thika të ndryshme, kërkoj drejtësi”

Nga shtrati i spitalit ku po merr trajtim mjekësor pas plagosjes, 14-vjeçari Luis Meçe ka dhënë një intervistë të parë për mediat, duke ndarë detaje tronditëse lidhur me ngjarjen e rëndë që çoi në vrasjen e shokut të tij, Martin Cani, dhe plagosjen e tij. Ai ka pohuar se në vendngjarje kanë qenë tre persona, ndërsa kërkon që autoritetet të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore për të provuar pretendimin e tij se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.

Detajet nga rrëfimi i Luisit

Në rrëfimin e tij, Luisi tha se agresorët kryesorë ishin Mario dhe një tjetër djalë me flokë të gjata, ndërsa për një person të tretë, i cili sipas tij e ka mbajtur dhe e ka penguar të ndihmojë Martinin, nuk ka arritur të japë identitet. Ai shtoi se nuk e njeh bashkëmoshatarin me flokë të gjata, por konfirmoi se kishte qenë pjesë e sulmit.

Unë dua që të vijnë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje,” u shpreh Luisi gjatë intervistës.

Skema e ngjarjes sipas 14-vjeçarit

Luisi kujton momentet e tmerrshme të sulmit. Ai tha se shoku i Marios, djali me flokë të gjata, e goditi pas shpine, ndërsa Mario po godiste Martinin në zemër. Kur tentoi të ndërhynte për të ndihmuar shokun e tij, një burrë e ngriti në ajër dhe e pengoi të vepronte.

Kur u ktheva, pashë që Mario kishte nxjerrë thikën dhe po godiste Martinin në zemër. Shkova direkt për ta mbrojtur, por më kapi një burrë dhe më ngriti në ajër. Mario më drejtoi thikën për në zemër. Vura dorën përpara dhe thika më preku vetëm pak zemrën. Ai më qëlloi gjashtë herë në kraharor, por vetëm katër herë më kapi,” tregoi Luisi.

Ai shtoi se thika e agresorit ishte më e madhe se dora e tij dhe nga frika bëri çmos për të mbrojtur veten. Gjatë përleshjes, Luisi arriti të qëllonte njërin prej sulmuesve në fytyrë dhe tjetrin në sy, para se të arratisej.

Kërkesë për drejtësi

Luisi, në gjendje të rënduar emocionale dhe fizike, u ka bërë thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të thelluara dhe të sigurojnë drejtësi për Martinin dhe për të. Ai këmbëngul se është i gatshëm të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe se ekspertiza mjeko-ligjore do të tregojë të vërtetën për sulmin që përjetoi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...