25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Jeta ime në këto momente..”, Roza Lati flet për jetën e saj pas “Big Brother VIP” dhe lidhjen me Xhonatanin

Në një intervistë televizive mbrëmjen e kaluar, moderatorja e njohur, Roza Lati, ka folur për jetën e saj pas daljes nga “Big Brother VIP”, lidhjen e saj me Xhonatanin, si dhe karrierën. Ajo ka përshkruar momentet e saj aktuale si të qeta dhe të lumtura, duke theksuar se jeta e saj tani është si një “det i qetë me ujë të kristaltë”.

Jeta ime në këto momente është shumë bukur, shumë e qetë dhe shumë mirë. Në gjërat e mia që unë po bëj është si një det i qetë me ujë të kristaltë.

Moderatorja e njohur kur u pyet në lidhje me Xhonatanin, partnerin e saj zgjodhi që të ishte mjaft e rezervuar.

Unë prandaj i kam shmangur edhe intervistat. Më lejoni të them ‘no coment’ nuk dua të flas për këtë pjesë. Çfarë kam për të thënë e nxjerr pak e nga pak në rrjetet e mia sociale kur unë e gjej frymëzimin me anë të tyre. Kështu që nuk dua të flas për dashurinë time.

Nuk e shoh të arsyeshme, në përgjithësi kam qenë shumë hermetike gjithmonë sa i përket dashurisë sime por kur dola nga Big-u edhe në bazë të rrugëtimit tim brenda edhe që e pa një publik i tërë Rozën, mendova okej mbase edhe duhet të hedh ndonjë indikacion që shiko se jam e lumtur sepse me daljen time jashtë në kontakt me realitetin pashë gra dhe nëna që më donin shumë dhe më përqafonin dhe më shihnin me një lloj pikëllimi dhe thashë prit një sekondë është çdo gjë okej. Dashuria është gjëja më e rëndësishme dhe kur e kam pasur dhe kur jo asnjëherë nuk jam shprehur por ishte me vend edhe për shkak të BBV diçka të publikoja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...