20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Opozita feston 28 Nëntorin e Pavarësisë pa pjesëmarrjen e krerëve të shtetit

Për të dytin vit radhazi, opozita shqiptare festoi 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë, e ndarë nga krerët e shtetit. Në sheshin e Flamurit në Vlorë, drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike dhe deputetët që udhëtuan nga Tirana vendosën kurora me lule, pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së flamurit nga kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike, nuk mori pjesë në ceremoninë e Vlorës, pavarësisht se ishte pas një fitoreje të rëndësishme politike. Ai u shfaq vetëm online në një aktivitet të organizuar nga demokratët, ku e cilësoi 28 Nëntorin si “Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.
Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndrrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skënderbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar”, deklaroi Berisha. Por edhe në ditën që njihet si përbashkuese për shqiptarët, nuk harroi akuzat për kreun e qeverisë: Edi Ramën, që e quajti shqipfolës që zbaton politikat serbe. “Sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.


Riktheu arrestimet, burgjet politike dhe përvetësimin e papërmbajtur masiv të pasurive publike, zhyti shqiptarët në mjerin progresiv.” s përfaqësuesit e Partisë së Lirisë nuk u shfaqën në krah të demokratëve në festime.

Në përvjetorin e Pavarësisë, Partia e Lirisë nuk ishte e pranishme në festimet e opozitës. Tedi Blushi, përfaqësues i kësaj partie, u shpreh se vitin e ardhshëm do të festohet “Nëntori i Tretë” me Ilir Metën në krye, duke premtuar një Shqipëri të Lirë, Sovrane dhe Demokratike. Ilir Meta, edhe pse i burgosur, e uroi festën e Pavarësisë në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë ditë si një simbol të bashkimit për mbrojtjen e lirisë, vlerave dhe identitetit kombëtar.

Kreu i Partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, gjithashtu dha urimet e tij për 28 Nëntorin, duke e cilësuar këtë ditë si më të rëndësishmën për identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...