12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Pavarësia e Shqipërisë dhe Banka Kombëtare: Nga Shpallja e Pavarësisë në 28 Nëntor 1912 në ndërtimin e institucioneve kombëtare

Më 28 Nëntor 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë nga Perandoria Osmane, një ngjarje historike që shënoi një kthesë të madhe për vendin pas pesë shekujsh pushtimi. Ky akt çlirimi u realizua në Vlorë, ku përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit, ngritën Flamurin Kombëtar dhe shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Ky moment i lavdishëm hapte rrugën për krijimin e shtetit të pavarur dhe për ndërtimin e institucioneve të tij, përfshirë ato monetare dhe bankare.

Një nga prioritetet kryesore të qeverisë së parë shqiptare, e udhëhequr nga Ismail Qemali, ishte ngritja e një banke emetimi dhe krediti që do të zhvillonte veprimtarinë në përputhje me normat e bankave kombëtare të shteteve evropiane. Ismail Qemali e shihte Bankën Kombëtare si një institucion financiar të rëndësishëm, i cili nuk vetëm që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të vendit, por do të ishte një shtyllë e rëndësishme në stabilizimin e shtetit të ri shqiptar. Ai e përshkruante Bankën Kombëtare si “…e dyta fitore pas lirisë”.

Përkujtimi i këtij momenti të rëndësishëm ka vazhduar edhe pas një shekulli. Në vitin 2012, për të shënuar 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Banka e Shqipërisë emetoi një seri monedhash përkujtimore, të cilat përmbajnë simbole të kësaj ngjarjeje historike. Ato përfshijnë portretin e Ismail Qemalit, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, shqiponjën dykrenare të flamurit të ngritur më 28 Nëntor 1912, si dhe dy duar të bashkuara, simbol i Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1878. Monedhat janë të disponueshme për shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...