27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vater e ‘Murtajës së Derrave’ identifikohet në Lezhë, zona vendoset në karantinë

Një vatër e murtajës afrikane është identifikuar në zonën e Malit të Rrencit në Lezhë, ku derrat janë prekur nga kjo sëmundje. Sipas informacionit të Shërbimit të Veterinarisë, deri tani janë raportuar të paktën 10 krerë derrash të ngordhur, pesë nga të cilët në një fermë dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.

Pasi u identifikuan rastet e sëmundjes, Shërbimi i Veterinarisë ka ndërmarrë menjëherë masa dhe ka kryer analizat, duke konfirmuar se derrat kanë ngordhur nga murtaja afrikane. Si rezultat, zona është futur në karantinë dhe po kryhen verifikime për të kontrolluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Shërbimi veterinar nuk ka dhënë informacione të tjera në lidhje me situatën, ndërsa ekspertët e shëndetit publik theksojnë se murtaja afrikane është një sëmundje që prek vetëm derrat e butë dhe të egër. Megjithatë, nuk ka asnjë konfirmim që kjo sëmundje mund të transmetohet tek njerëzit ose kafshët e tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...