8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

“A është gjallë Ervis Martinaj?”/ Flamur Noka ngre shqetësimin për sigurinë në vend: “Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon”

Deputeti i PD, Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për situatën e sigurisë në vend ka ngritur shqetësimin teksa ka akuzuar policinë dhe Ministrinë e Brendshme se autorët nuk kapen e nuk zbulohen, por referuar dëshmisë së të penduar të drejtësisë, ai u shpreh se vetëm Nuredin Dumani ka zbuluar ngjarje dhe emra autorësh.

Noka ka ngritur alarmin dhe për zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për të cilin tha se “shteti ngre duart lart”.

“Është zhdukur një qytetar i një vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur, a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë.

Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Nëse qyetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigursë zonja zv ministre nuk ia ndjen”, tha Noka.

Deputeti demokrat nënvizoi se qeveria duhet të sjellë pa vonesa dhe me urgjenë në Kuvend marrëveshjen për ekstradimet e shqiptarëve nga Dubai.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje askush nuk është kundër madje duhet urgjent pas ratifikimit të marrëveshjes duhet qeveria të sjellë urgjent, të negociojë e sjellë marrëveshjen për ekstradimin zonjë është urgjencë se ky vend me të cilin sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes është bërë “foleja e grerëzave”, meqë keni qejf të flisni me kode. Me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithe struktura e krimit të orangizuar nga atje.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...