24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

“Abuzim skandaloz, zyrtarët e MSH duhej të ishin në burg”/ Tedi Blushi: “Janë dhënë 2 mln euro për shërbime që nuk janë kryer”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar aferën me koncesionet e shëndetësisë duke theksuar se ato gllabërojnë çdo ditë e më shumë paratë e shqiptarëve që sipas tij përfundojnë në xhepat e kryeministrit Edi Rama dhe oligarkëve të tij.

Blushi shprehet se KLSH në raportin e fundit ka konstatuar se përgjatë vitit të shkuar në koncesionin e hemodializës janë paguar 2 mln euro nga buxheti i shtetit për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Ai shton se ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve është evidentuar për të disatin vit radhazi ndërsa thekson se shëndetësia është sot më keq se kurrë për shkak se koncesionet janë ideuar nga kryeministri Edi Rama për zhvatjen e qytetarëve.

Statusi i plotë i Tedi Blushit

Njësoj si afera e inceneratorëve edhe koncensionet e shëndetësisë vetëm gllabërojnë lekët e shqiptarëve, që përfundojnë në xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve pranë tij.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin më të fundit, konstaton se në vitin 2021, për koncensionin e hemodializës dhe nga mosunifikimi i faturave janë paguar 2 milion euro nga Buxheti i Shtetit, për shërbime që nuk janë kryer kurrë.

Ky abuzim skandaloz me taksat e shqiptarëve për një shërbim të padhënë vihet në dukje nga KLSH për të disatin vit radhazi.

Në një vend ku drejtësia nuk do të ishte nën kontrollin e Kryeministrit, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë duhet të ishin në burg për abuzim flagrant me fonde publike në favor të kompanive të lidhura direkt me Edi Ramën.

Shëndetësia është sot më keq se kurrë sepse koncensionet dhe PPP-të u ideuan nga Edi Rama si mjet për zhvatjen e shqiptarëve.

Në vend të investonin për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve, që të mos iknin masivisht nga Shqipëria, si dhe t’u siguronin shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz, me kosto të ulta dhe me standarde, Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqja vendosën t’u japin miliona euro klientëve të Qeverisë, për të mbushur së bashku xhepat e tyre.

Partia e Lirisë është e vendosur të anulojë koncensionet korruptive dhe që çdo pasuri dhe qindarkë të grabitur nga Edi Rama dhe ministrat e tij t’u kthehet shqiptarëve!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT