11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Abuzonin me gërryerjen shtratit të lumit për të marrë zhavorr,arrestohet 1 person shpallen në kërkim 2 të tjerë

  • Një përson është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë gërryer shtratin e lumit Vjosa, me qëllim nxjerrjen e inerteve.

Gjatë operacionit “Vjosa e pastër” u arrestua shtetasi Ertiol Lamaj, ndërsa shpall në kërkim shtetasi Antuel Agaj. Policia ka sekuestruar po ashtu 3 mjete të tonazhit të rëndë, dy kamionë dhe një fadromë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Vijon operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër”.

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht një tjetër për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtuara mjedisore” dhe “Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm tregëtar”.

Sekuestrohen një fadromë dhe dy kamion që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte zhavorr në shtratin e lumit Vjosa.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve  të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të qytetarëve, në vijim të operacionit policor të koduar “Vjosa e pastër” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. L., 25 vjeç, banues në Adë, Fier.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. A., 46 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër.

Shtetasi E. L. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mollaj” ,në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe marrë inerte me kamionë, ndërsa shtetasi A. A., pronari i kamionit, u shpall në kërkim.

Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një fadromi dhe i dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...