2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Adriana Kalaja: Veliaj dhe bizneset e paligjshme – krime që kanë lënë Tiranën pa shtëpi

Juristja dhe aktivistja Adriana Kalaja ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për përfshirje në pastrimin e parave në industrinë e ndërtimit, duke theksuar lidhjet e tij me grupe kriminale ndërkombëtare, si Ndrangheta. Kalaja ka deklaruar se Veliaj po përdor fëmijën e tij të mitur dhe vjehrrin e vdekur për të mbrojtur veten, ndërkohë që ka ekspozuar qytetarët e Tiranës përballë zhvatjes nga ndërtuesit dhe bankat.

Veliaj që për Ramën këqpërdor dhe fëmijën e tij po lë prindërit e fëmijëve të Tiranës pa shtëpi për shkak të biznesit të tij me Ndranghetën për pastrimin e parave në ndërtim! Erion Veliajt, i cili është për t’u mëshiruar sa kohë në mbrojtjen e tij nga qelia përdor dhe vjehrrin e vdekur dhe fëmijën e mitur, nuk ja vlen ti përgjigjem me të njëjtën gjuhë me të cilën më sulmoi paturpësisht sonte.

Nuk do bie në kurthin e Erion Veliaj se unë jam juriste dhe e di që Erion Veliaj po kërkon të dënohet nga GJKKO për fustanet e Ajolës, por e ka të kotë se ai do dënohet për pastrim parash, pasi në ndërtim ka injektuar paratë e Ndranghetës dhe paratë e inceneratorëve, biznes që nisi me vrasjen tragjike të Ardit Gjoklajt. Do dënohet për Teatrin Kombëtar e çdo krim që ka bërë në Tiranë. Siç kam qënë në 44 protesta para Bashkisë Tiranë, do jem çdo ditë në SPAK për të dorëzuar prova për krimet e tij. 10 dosje janë gati. Ai që sot po keqpërdor fëmijën e tij të mitur duke u viktimizuar ka ekspozuar prindërit e fëmijëve të Tiranës përballë zhvatjes nga ndërtuesit dhe bankat për të blerë një banesë në Tiranë.

Për të blerë 1 milionë euro fustane, Ajola Xoxa një ri duhet të zhytet në kredi për të blerë një pronë, se ndërtuesi duhet të paguajë gjobë tek Erion Veliaj dhe gjobë ekstra për dherat. SPAK e di mirë se grupet kriminale më të rrezikshme në botë po pastrojnë paratë në ndërtimet që firmos Veliaj me Ramën dhe Veliaj do jetë viktima e parë e pastrimit të parave në ndërtim.

Erion Veliaj do dënohet për Teatrin Kombëtar, për 5D, për Eco Tirana, për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për çdo krim që i ka kryer Tiranës. Më lumturon pafund fakti që i jam kthyer në makth. A e dini se pse? Se ai e di që unë betejat i çoj deri në fund, e i fitoj ato. Nuk është faji im që kam zgjedhur të qëndroj përballë mafies dhe krimit që ai përfaqëson.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...