Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Adriatik Lapaj, anëtar i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Agron Shehajt, i cili i hodhi poshtë akuzat se ka marrë para nga krimi për politikë. Lapaj ka mohuar kategorikisht akuzat dhe ka sqaruar se përsa i përket borxhit prej 4,5 milion lekësh, kjo është një shifër e lidhur me shërbimet e tij si avokat për një kompani private, dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën apo krimin.
Ai shpjegon se dokumenti që Shehaj ka publikuar tregon një borxh të pa paguar për punën e tij juridike, ndërsa thekson se kompania e cila i ka borxh nuk ka lidhje me aktivitete kriminale, pasi administratori i saj është nën hetim për çështje që nuk kanë të bëjnë me funksionin e tij si administrator.
Lapaj i bëri thirrje Shehajt të ndalojë shpifjet dhe të përballet me pasojat ligjore të deklaratave të tij. Ai përfundoi postimin me një paralajmërim të qartë për të, duke thënë: “Luftë kërkove, luftë do kesh!”
Postim i bere nga adriatik Lapaj i levizjes “Shqiperia behet” i drejtohet Agron shehaj :
“Agroni sot ka thënë që unë kam marrë para nga krimi për politikë.
Ka nxjerrë dhe një dokument që ai pretendon se unë kam marrë para nga krimi për politikë.
Pra, Agroni me zë e figurë, po u thotë shqiptarëve për politikë se unë kam marrë nga krimi 4,5 milionë lekë.
Le ta marrim me radhë:
1. E para, dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat!
2. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!
3. Z. Shehaj ju pretendoni se unë jam paguar 4,5 milionë nga kjo kompani për politikë. Në fakt ky është mashtrimi juaj i dytë i kryer publikisht. Unë si avokat këtë profesion kam! Te rasti në fjalë kam ofruar shërbime civile dhe konkretisht kam qenë avokati që ka përfaqësuar 35 familje pronare të një toke që kompania në fjalë ka blerë. Si avokat kam përpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.
4. Z. Shehaj ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin. Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim dhe është nën hetim për punë të veta që nuk lidhen as me funksionin e tij si administrator. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit. Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!
5. Z. Shehaj, nëse do qenë para që krimi m’i jepte, do m’i kishin dhënë, e nuk do më mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m’i jepnin jo me bankë!
6. Punën si avokat nuk ma kanë paguar dhe do duhet të vete në gjyq për t’i marrë. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku dëm! Po ky është hall për mua!
7. A janë kriminelë ata apo jo, për mua ka pak rëndësi se unë nuk kam profesion të qenit Klerik, por avokat. Avokati përfaqëson edhe ata që shkelin ligjin. Madje kryesisht ata që shkelin ligjin. Është si t’i thuash doktorit pse i hoqe dhëmballën një trafikanti. 😅
8. Unë si avokat o Agron përfaqësoj këdo dhe kam detyrim t’i deklaroj në shtet. Fakti që janë deklaruar tregon se unë punoj me kontrata e fatura, jo në të zezë. Ndoshta ti je mësuar në të zezë!
9. Ti Agron për politikë nuk paske limite, por përballë ke një njeri të ligjit! Tani, o unë do dënohem nga gjykata për bashkëpunim me krimin e organizuar o ti do dënohesh për shpifje!
10. Pa dashje, ti Agron më bëre një nder! Nga teoria lekët t’i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjalë Sorosi paska qenë jo mjaftueshëm i pasur sa të më linte të kisha nevojë për para nga krimi.
Të mesme nuk ka!
Shihemi në gjykatë!
Ti që hyre në politikë pa të njohur askush e pas 8 viteve deputet bën revolucionarin duke më thënë mua që nuk kam punuar 1 ditë në shtet se unë jam sistemi që ty të paska nxirë jetën! Luftë kërkove, luftë do kesh! Dmth kur nuk pyes shefin tënd Saliun, ty do e shohësh rrugës çfarë të kam!”






