30.8 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Qeveria miraton aktin normativ për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe Pasaportave

Qeveria ka miratuar sot një akt normativ, i cili shton vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 31 maj 2025.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ky vendim vjen si një zgjidhje për ngërçin e krijuar, pasi rreth 500 mijë shtetas shqiptarë kanë karta identiteti të skaduara.

Me këtë vendim, të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar,” tha ministri Hoxha.

Ai theksoi se votimi do të kryhet sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ky akt normativ pritet të lehtësojë pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, veçanërisht për ata që ndodhen jashtë vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...