24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Afati i vlefshmërisë të kolaudimit shtohet edhe 1 muaj / Gonxhe : “Shtesa prej 3 muajshi është shtesë për këdo”

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë përfituar nga zgjatja 3-mujore e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik, do të përfitojnë edhe një afat prej 30 ditë shtesë dhe do të pajisen me vulë të posaçme në Lejen e Qarkullimit ose certifikatën e kontrollit teknik pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Pas përfundimit të kontratës koncesionare me kompaninë SGS- Albania ky shërbim pritet të ofrohet nga shteti. Për kapërcimin e fazës tranzitore qeveria miratoi në muajin dhjetor aktin normativ që u mundëson edhe 3 muaj shtesë për kryerjen e shërbimit të kolaudimit, si për ata që u përfundon në dhjetor të 2020 dhe për ata në 2021.

Për zgjatjen tjetër të afatit të vlefshmërisë me 30 ditë plus, kreu i Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, z. Blendi Gonxhe pohoi se është e përcaktuar në nenin 91 për lëshimin e kopjes përmbledhëse, të dokumenteve të qarkullimit të parashikuara në nenin 178, të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar dhe për këtë janë vënë në dijeni të gjitha organet dhe institucionet përkatëse.

“Akti normativ nuk ka datë të sotme, ai vlen si 3 muaj plus për çdo kënd që ka një certifikatë të vlefshme, pra u shtohet edhe 3 muaj automatikisht. Drejtuesi i mjetit shkon paguan taksat dhe merr vulën e shtesës, në leje. P.sh ka plot që u skadon sot, se e kanë bërë në 1 prill 2020 kolaudimin, ata shkojnë paguajnë taksat dhe marrin sot vulën. Dhe kështu ka me mijëra. Shtesa prej 3 muajsh nuk është fiks. Është shtesë për këdo. Për ata që u ka skaduar edhe kjo shtesë, një pjesë e vogël, policia ka njoftim që u takon edhe 1 muaj tjetër me Kod Rrugor. Përsëri me të njëjtën skemë”, tha Gonxhe.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro/ Mes tyre edhe hoteli luksoz “Zig...

0
Një nga operacionet më të mëdha kundër pastrimit të parave është zhvilluar këtë të mërkurë nga SPAK, e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë...

“Dënimi është i pabazë dhe i pakuptimtë”/ Djali i Jair Bolsonaros dënohet me burg...

0
Eduardo Bolsonaro është dënuar nga Gjykata Supreme e Brazilit me 4 vjet e 2 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përpjekje për të...