12.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Afera CEZ-DIA: Pagesat fiktive të DIA dhe lidhjet e Kastriot Ismailaj me Ilir Metën dhe LSI-në

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) mbi aferën CEZ-DIA, Prokuroria zbardh skemën e transferimeve fiktive dhe faturave të falsifikuara që u realizuan nga shoqëria “Debt Internacional Advisory” (DIA) e drejtuar nga Kastriot Ismailaj. Në qendër të kësaj çështjeje janë 700 mijë euro fatura fiktive, ku një nga përfituesit kryesorë është kompania “Nereida”, në pronësi të babait të Arjan Laçit, një mik i ngushtë i Ilir Metës dhe bashkëthemelues i DIA-s.

SPAK evidenton se Arjan Laçi mori 320 mijë euro përmes kompanisë “Nereida” gjatë periudhës 2010-2011, një shumë që më pas u përdor për të financuar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), partia e drejtuar në atë kohë nga Ilir Meta. Faturat fiktive ishin justifikuar me qëllimin e identifikimit të debitorëve, por në realitet, ky proces nuk ishte realizuar.

Hetimet zbulojnë gjithashtu se DIA ka kryer edhe pagesa të tjera të dyshimta ndaj kompanive të ndryshme. Për shembull, kompania “Barita International Limited” mori 100,000 USD për shërbime të lidhura me identifikimin e debitorëve, ndërkohë që ky shërbim nuk u realizua. Po ashtu, kompania “BTT” përfitoi 16.800.000 lekë për blerjen e motorëve, por hetimet treguan se asnjë makineri apo pajisje nuk u ble. Të tjera pagesa të dyshimta përfshijnë “ESF” (4.545.771 lekë) dhe “AIC” (6.500.000 lekë) për punime rikonstruktimi zyrash, të cilat gjithashtu nuk u realizuan.

Sipas SPAK, kompania “Nereida”, ku Arjan Laçi kishte rol si administrator dhe pronar bashkë me babain e tij, Nikolin Laçi, u përfshi në skemën e përfitimeve fiktive nëpërmjet DIA-s. Lidhjet miqësore mes Arjan Laçit dhe Ilir Metës, si dhe mbështetja financiare që Laçi i dha LSI-së, janë elemente kyçe që SPAK i përmend në dosje, duke përforcuar akuzat ndaj Metës për korrupsion dhe pastrim parash.

Në dosje theksohet gjithashtu se Arjan Laçi ka qenë një nga ortaket themelues të DIA-s, së bashku me Kastriot Ismailajn, e krijuar më 5 korrik 2010 në “Trident Chambers, Kutia Postare 146, Road Town, Tortola, British Virgin Islands”, me një kapital fillestar prej 50 mijë USD. Ky element forcon pretendimet e SPAK për lidhjet e ngushta mes Ismailajt dhe Metës në realizimin e skemës së përfitimeve fiktive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...