28 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Milani përgatitet për ndeshjen vendimtare kundër Club Brugge në Champions League

Milani ka pësuar dy humbje në tre ndeshjet e para të këtij sezoni në Champions League, duke mos arritur të marrë asnjë pikë deri tani. Humbjet erdhën kundër Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit, duke i lënë kuqezinjtë në vendin e fundit në grup me zero pikë. Këtë të martë, Milani do të përballet në shtëpi me belgët e Club Brugge, në orën 18:45, një ndeshje që trajneri Paolo Fonseca e konsideron tejet të rëndësishme për skuadrën.

“Nuk është një ndeshje vendimtare, por është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Ne duhet të jemi më pak shenjtorë, por të mbetemi ata që jemi: Djaj!” u shpreh Fonseca, duke përforcuar nevojën për agresivitet dhe përqendrim në këtë fazë të garës.

Trajneri ka zbuluar gjithashtu formacionin që pritet të zbresë në fushë, duke përfshirë Maignan në portë, Emerson, Gabbia, Tomori dhe Theo në mbrojtje, Fofana, Loftus dhe Reijnders në mesfushë, ndërsa Leao, Pulisic dhe Morata do të formojnë vijën sulmuese.

Fonseca theksoi rritjen e skuadrës pas dy humbjeve në Champions League: “Kjo është ajo që kërkojmë. Champions League është një kompeticion ndryshe dhe ne e nisëm kundër dy skuadrave më të forta në Evropë. Kundër Liverpoolit patëm vështirësi, por ndaj Leverkusenit zhvilluam një ndeshje cilësore.”

Ai përmendi se edhe pse nuk arritën të fitojnë ndaj Leverkusenit, Milani tregoi shenja përmirësimi. “Tani përballemi me Club Brugge dhe duhet të vazhdojmë të rritemi, si dhe të fitojmë për të mbajtur shpresat tona në këtë kompeticion,” përfundoi trajneri portugez.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...