37 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Agron Gjekmarkaj shpërthen në Kuvend: “Mazhoranca ka kthyer Shqipërinë në Arnautistan, opozitës s’i mbyllet goja”

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka mbajtur një fjalim të ashpër sot në Parlament, ku akuzoi mazhorancën për kapjen e institucioneve, mbylljen e gojës së opozitës dhe degradimin e jetës parlamentare.

“Kuvend që nuk funksionon dhe nuk punon. Një Kuvend ku është hequr e drejta e fjalës, s’ka interpelanca, pyetje e përgjigje, por vetëm arrogancë e indiferencë,” tha Gjekmarkaj, duke shtuar se PS “miratoi një qeveri e program që s’ka zbatuar as 30% të premtimeve të kaluara.”

Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu mazhorancën se ka fituar zgjedhjet e 11 majit me farsë elektorale dhe me arrestimin e liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Debatit i keni shpallur luftë, të vërtetën e keni bërë armike dhe opozitën doni ta merrni peng. Por e vërteta nuk mund të merret zvarrë,” deklaroi ai.

Gjekmarkaj foli edhe për çështjen e minatorëve të Spaçit, duke denoncuar trajtimin e padrejtë ndaj tyre:
“Minatorët e Spaçit i trajtoni si kriminelë dhe nuk u jepni statusin që meritojnë, ndërsa kriminelët i ngrini në piedestal.”

Në përfundim të fjalës së tij, Gjekmarkaj theksoi se mazhoranca është e destinuar të dështojë, ndërsa Shqipëria, sipas tij, “nuk po ecën drejt Europës, por po rrëshqet në një Arnautistan.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...