33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ahmetaj në Vlorë me një projekt të ri:”Kemi në plan që të lidhim me tubacion gazi Fierin me Vlorën “

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka qenë ditën e djeshme në Vlorë, ku ka zhvilluar një takim me biznesmenë dhe prodhues lidhur me situatën e krijuar nga rritja e çmimeve. Ndër të tjera, Ahmetaj ka lajmëruar se në bashkëpunim me kompani amerikane dhe investitorë strategjikë, do shiheshin mundësitë e ndërtimit të një rafinerie dhe të një termocentrali.

“Vlora e ka kaluar ylberin”– u shrpreh Ahmetaj duke shtuar se ishte planifikuar që Vlora dhe Fieri të lidheshin me tubacione gazi me anë të gazsjellësit TAP.

“Kryeministri ka një iniciaticvë për të parë edhe mundësinë e rafinerisë me disa aktorë ekonimikë të fuqishëm botërorë të cilët janë ose miqtë e aleatëve tanë strategjikë ose vetë aleatët tanë strategjikë. Ju e dini se këtu gati 3-4 kilometra në vijë ajrore do të kemi termocentralin shumë shpejt me një grup kompanish amerikane. Besoj se përveç shtimit të kapacitetit, do ketë edhe një balancim.

Kemi në plan që të lidhim me tubacion gazi Fierin me Vlorën me TAP dhe këtu pretendojmë që të ketë platforma lundruese të gazit, gjë që e kthen gjirin e Vlorës në potencë edhe në një furnizues të rëndësishëm gazi, qoftë për nevojat e brendshme, qoftë për nevojat e TAP-it. Mendoj se na ka rënë shumë kriza këto kohë por qarku i Vlorës e ka kaluar ylberin. Këto troje e kanë kaluar Ylberin. Ka shumë punë për të bërë, por e ka lënë mbrapa e kaluara”– u shpreh Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...