9.5 C
Tiranë
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

“Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate”, rrëfimi i rrallë i Angela Martinit për djalin

Modelja e njohur Angela Martini u bë nënë për herë të parë katër muaj më parë, kur erdhi në jetë djali i saj Kyree. Vogëlushi lindi nga një nënë surrogate, por Angela ka treguar se që në momentin që lindi e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.

Ditën e sotme në një postim në Instagram, modelja ka treguar se në fakt djali i tyre Kyree ishte ngjizur që në 2018 dhe çifti ka pritur tre vite derisa ka gjetur një nënë surrogate.

“I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”, ka treguar Angela.

Më herët ajo ka thënë se kjo zgjedhje ka qenë për shumë arsye:

“Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë”, rrëfeu modelja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Big Brother Fan Club” rikthehet me edicionin e pestë: Kiara Tito moderatore, Arjan Konomi...

0
“Big Brother Fan Club” hyn zyrtarisht në edicionin e tij të pestë, duke sjellë një formacion që ka ndezur menjëherë entuziazmin e publikut. Top...

Detaje të reja nga operacioni në Itali: Grupi italo-shqiptar i drogës kishte strukturë të...

0
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e zhvilluar një ditë më parë në Itali, ku autoritetet çmontuan një grup të strukturuar italo-shqiptar...

Shqipëria dhe Kanadaja nënshkruajnë marrëveshje historike, hapen fluturimet direkte mes dy vendeve

0
Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte midis dy...

Bllokohet për disa orë aksi Kakavijë–Janinë për shkak të protestës së fermerëve

0
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se, nëpërmjet Qendrës së Përbashkët të Shkëmbimit të Informacionit Kakavijë, është informuar nga Policia Kufitare Greke për bllokimin e...

BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, lirohen 34.6 milionë euro për projekte...

0
Bashkimi Evropian ka nisur heqjen graduale të disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, duke liruar mjetet financiare për katër projekte...