27.8 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Atentati ndaj Iljaz Çalit, shoqërohen 15 persona, si vepruan vrasësit me përpikmëri

Të paktën 15 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e Iljaz Çalit, mbrëmjen e së dielës. Personat e marrë në pyetje janë familjarë të viktimës, por edhe persona që kanë pasur përplasje e konflikte në biznes me viktimën.

Dëshmitë e administruara kanë qartësuar edhe pistën kryesore të hetimeve, ku po punohet për zbardhjen e ngjarjes, pra, atë të larjes së hesapeve për konfliktet e biznesit. Hetuesit kanë dalë në përfundim, se vrasja e 37-vjeçarit është kryer nga vrasës me pagesë.

Burime bëjnë me dije se në autimjetin nga ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, fuoristrada e Çalit kanë qenë 3 persona. Ndërkohë dyshimet janë se 37-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga një tjetër person, i cili i ka dhënë autorëve informacion për levizjet e viktimës.

Ky është dhe shkaku që hetuesit dyshojnë se janë  vrasës me pagesë, pasi autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimës, madje e ka ndjekur atë nga pas, dhe finalzimin e atentatit e kanë zgjedhur jo më kot në në afërsi të mbikalimit të Rinasit, me qëllim që të kishin mundësi që të dilnin me shpejtësi nga autostrada.

Autorët perveçse kanë kryer me pikmëri atentatin, duke mos lënë shumë prova në vendin e ngjarjes, ata janë ndihmuar për të humbur gjurmët edhe nga fikja e dritave në këtë aks rrugor, ku sipas burimeve nga grupi hetimor për shkak të errësirës, kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar asnjë person te dyshuar për atentatin që i mori jetën 37-vjeçarit, Iljaz Çali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...